Beqa viziton Veselin në Hagë: Jam i bindur më shumë se kurrë se çlirimtarët tanë po kthehen fuqishëm
Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka njoftuar se ka vizituar Kadri Veselin në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Beqa ka thënë se nga ky takim ka dalë i “frymëzuar dhe i bindur më shumë se kurrë se çlirimtarët tanë po kthehen fuqishëm në shtetin që vetë e themeluan”.
“Sot vizitova kryetarin Kadri Veseli. Nga ky takim dola i frymëzuar dhe i bindur më shumë se kurrë se çlirimtarët tanë po kthehen fuqishëm në shtetin që vetë e themeluan. Pavarësisht rrethanave, ata sot sikurse edhe mëparë shfaqin forcë, vendosmëri dhe unitet, duke e ruajtur dinjitetin e rrugës së tyre historike. Të gjithë qytetarëve të Kosovës, çlirimtarët u janë thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm që u keni dhënë në çdo kohë”, ka shkruar Beqa në “Facebook”.



