Beqaj: Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë digjitale

12 nëntor 2018 | 14:28

“Globalizimi po ndryshon shumë shpejtë mënyrat e të bërit biznes. Ekonomia e internetit po krijon pesë vende pune online për çdo dy vende pune të humbura offline. Çdo vit, ekonomia digjitale e BE-së po rritet me 12 për qind, në kushtet kur sektorët tjerë po shënojnë rënie”, këto komente i ka bërë ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj në hapje të Javës Globale të Ndërmarrësisë (GEW) që ka filluar sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka përkrahja e ndërmarrësve, bizneseve fillestare dhe inovatorëve, gjë të cilën ka filluar ta bëjë Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë përmes ndarjes së fondeve dhe krijimit të kushteve për realizim të ideve inovtive të të bërit biznes më themelimin e Qendrave të Inovacionit.

Ministri Beqaj ka thënë po ashtu se Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë digjitale dhe të rinjtë e të rejat me shkathtësi në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, të cilët po krijojnë efekt ekonomik për ekonominë e vendit.

Ai ka thënë së shumë shpejtë do të kërkojë nga kryeministri Haradinaj dhe Ministria e Arsimit që lëndët si ndërmarrësia dhe kodimi të futën si lëndë mësimore në shkollat fillore të Kosovës.

Java Globale e Ndërmarrësisë (GEW) organizohet për herë të gjashtë në Kosovë nga Qendra e Inovacionit e Kosovës (ICK) në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë,  dhe mbështetet nga Ambasada e Suedisë, GIZ, Ambasada e Norvegjisë. GEW do të zgjasë nga 12 deri më 18 nëntor.​

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Peru, ku kanë…