Beqaj, njëri nga të ftuarit kryesor në World Business Angels Forum

18 shkurt 2019 | 12:00

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, është duke qëndruar në Stamboll të Turqisë ku po merr pjesë në Forumin tashmë të përvitshëm të Investitorëve Engjëj (World Business Angels Forum-WBAF).

Beqaj gjatë fjalimit të tij në panelin ministror ndër të tjera ka diskuar për rëndësinë e teknologjisë si një ndër sektorët më me peshë për zhvillim ekonomik të vendit.

Në këtë forum, pritet të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Inovacionit dhe Ndëmarrësisë dhe WBAF.

Gjatë punimeve të këtij forumi, Beqaj do të ketë rastin të prezantoj mundësitë për investime në Kosovë para një rrjeti shumë të madh të investitorëve, me rreth 3000 të tillë. Forumi do t’i vazhdoj punimet edhe ditën e nesërme.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Lisen Bashkurti Kosova po tregohet e hapur, e angazhuar…