Beqiri: Synojmë fitore kundër Prishtinës

18 shtator 2019 | 13:47

Sot zhvillohet derbi në mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës.

Portieri Arben Beqiri ka thënë për “Epokën e re” se skuadra nga Mitrovica do të hyjë në këtë ndeshje me synimin për t’i marrë tri pikë të plota.

“Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, por edhe një derbi ku dihet që kur takohen Trepça ’89 dhe Prishtina gjithmonë interesimi është i madh sikurse edhe rivaliteti. Ne kemi bërë përgatitjet maksimale dhe kemi besim në grupin tonë dhe normalisht se hyjmë për fitore. Mungesën e vetme për këtë ndeshje e kemi Ardian Mujën për shkak të lëndimit, kurse gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm për këtë ndeshje”, ka thënë Beqiri.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i…