Mustafa, Haradinajt: Në qeverisjen time nuk është biseduar për shkëmbim territoresh

18 shtator 2019 | 13:35

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur deklaratës së ish-deputetit Daut Haradinaj se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës.

Mustafa ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se në qeverisjen e tij nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.

Ai ka thënë se e kupton frustrimin e para zgjedhjeve dhe logjikën për të spërkatur në të gjitha anët, por sipas Mustafës, duhet të ketë një minimum etike dhe sinqeriteti nga z. Haradinaj.

“Të nderuar qytetarë në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh. Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj. E kuptoj frustrimin e para zgjedhjeve dhe logjikën për të spërkatur në të gjitha anët, por duhet të kemi një minimum etike dhe sinqeriteti. Kjo vlen edhe për z. Daut Haradinaj i cili dje deklaroi se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës. Minimumi që duhet të thoshte z. Haradnaj është një fakt i vetëm se kjo është përmendur dhe ka ndodhur gjatë qeverisjes time. Nuk mahitem me Dautin me etiketime si të shkretë apo të mjerë, sepse e përkujtoj se jam lider i partisë më të fuqishme në Kosovë, por e ftoj që garën ta zhvillojë në rrafshin e argumenteve. Mos të shërbehet me të pavërteta”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në garë për shërbimet e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës,…