West Hami i shtohet garës për Muriqin

18 shtator 2019 | 13:31

Në garë për shërbimet e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është futur edhe skuadra e West Ham Unitedit.

Lajmi është bërë me dije nga sajti anglez “90min.com”. Sikurse skuadrat e tjera, edhe West Hami po synon transferimin e Muriqit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe për këtë duhet bindur Fenerbahçen që para fillimit të këtij edicioni siguroi shërbimet e tij.

Kartoni i Muriqit vlerësohet rreth 50 milionë euro, kurse te Fenerbahçe ai u transferua nga Rizespori për 3.5 milionë euro.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin italian…