Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta

31 tetor 2018 | 12:52

Berat Gjimshiti duket se po kërkon një ekip ku të mund të luajë më shumë. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është aktivizuar pak me Atalantën këtë sezon.

Klubi i tij i ka ofruar rinovimin por duket se ai do të largohet. Sipas medieve italiane e interesuar për qendërmbrojtësin është Frosinone, e cila po lufton për të qëndruar në Seria A.

Përforcimi i mbrojtjes shihet si një mundësi më shumë për të qëndruar mes më të mirave për ekipin që mban vendin e 19-të në Seria A. Sipas të gjitha gjasave  në janar, Gjimshiti do të ndërrojë destinacion.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se seanca e…