Berat Luzhës i dështon vizita te Jakup Krasniqi në Hagë

18 nëntor 2026 | 20:40

Një situatë e papritur dhe shqetësuese i ka ndodhur sot Berat Luzhës dhe Idriz Mehmetit, të cilët kishin udhëtuar drejt Hagës për ta vizituar Jakup Krasniqin.

Pavarësisht se kishin arritur me kohë në objektin e paraburgimit dhe kishin përfunduar të gjitha procedurat e hyrjes, ata u njoftuan se vizita ishte anuluar. I vetmi sqarim që morën nga zyrtarët ishte: “No Visit, anuliert, no Visit”.

Të indinjuar dhe të shqetësuar për gjendjen e Jakup Krasniqit, ata kërkuan shpjegime, por pa marrë ndonjë përgjigje konkrete.

Vetëm pasi dolën nga objekti, përmes një postimi në Facebook, kuptuan se Jakup Krasniqi ishte nisur drejt Prishtinës për arsye familjare.

Berat Luzha dhe Idriz Mehmeti i uruan shërim të shpejtë Sevdije Krasniqit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri…