Bergeri: Vetteli mund të tërhiqet në fund të sezonit

28 gusht 2019 | 14:01

Sebastian Vetteli mund të tërhiqet nga garat e Formulës 1 në fund të këtij sezoni edhe pse piloti gjerman ka një kontratë deri në vitin 2020 me Ferrarin. I këtij mendimi është Gerhard Berger, ish-pilot i “kokëkuqes”.

“Unë besoj se kjo gjë mund të ndodhë. Sebastian është inteligjent. Ai ka shumë gjëra të tjera më interesante në jetë për të bërë. Për Vettelin familja ka shumë rëndësi, ka fëmijë, ka fituar mjaftueshëm para, ndaj nuk ka nevojë për të tjera. Për më tepër, ai është i lidhur ngushtë me motorët dhe makinat e vjetra që ka”, ka thënë Bergeri.  Muajt e fundit janë shtuar spekulimet për një tërheqje të katër herë kampionit të botës, që është në sezonin e pestë me Ferrarin. Me shumë gjasa edhe këtë vit Vetteli nuk do të fitojë dot një titull kampion.

“Nuk ka për të qenë e lehtë të marrë këtë vendim, por koha po kalon. Ai nuk po bën mjaftueshëm përparim me ekipin e tij”, ka shtuar Bergeri. Ish-piloti austriak bën një krahasim mes Vettelit dhe Michael Schumacherit: “Është ndryshe nga Michaeli, që ishte më i ashpër me skuadrën dhe kishte komandën. Këtë gjë Sebastiani nuk e ka, pasi nuk është në natyrën e tij, që pëlqen më shumë t’i përpunojë gjërat. Ai mendon se drejtuesit janë përgjegjës për funksionimin e skuadrës”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain ka nisur bisedimet me Juventusin për transferimin e…