Berisha, afër SPAL-it

07 qershor 2019 | 13:30

Kalimi i Etrit Berishës te skuadra e SPAL-it u fol si një mundësi joshëse fillimisht, por e largët.

Gjërat kanë ndryshuar, pasi mediet italiane bëjnë me dije se portieri shqiptar është një hap larg ekipit tjetër të Serisë A. Berisha ka luajtur në 22 ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Ai humbi vendin në Bergamo, pasi pozitat e titullarit i mori Pierluigi Gollini.

Marrëdhëniet e mira mes Atalantës dhe SPAL-it bëjnë që Berisha me shumë mundësi ta vazhdojë karrierën me SPAL-in. Portieri shqiptari mund ta ketë mundësinë që ta gjejë veten.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi do të merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar…