Berisha: Do të kem zyrë në PD, partia s’ka kryetar

31 mars 2022 | 10:47

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk e di se me çfarë financash po bëhen punimet në godinën e Partisë Demokratike.

Ai tregoi se do të ketë një zyrë të vetën në selinë blu dhe shtoi se aktualisht kjo parti nuk ka një kryetar.

“Nuk kam asnjë dijeni, por do të kërkoj që të bëhet transparencë. Nuk e di nëse janë me financat e partisë, por si është gjendja e arkës në këtë parti, nuk e kam idenë. Zyra ime do të jetë një zyrë midis këtyre zyrave. Nuk ka zyrë kryetari, nuk ka kryetar”, u shpreh Berisha.

Sot u zhvillua mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku munguan 8 deputetë, mes të cilëve Lulzim Basha.

Mbledhja u shoqërua me debate mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt. Berisha e cilëson ‘nul’ përjashtimin e nga Grupi Parlamentar.

Ndërsa Alibeaj nënvizoi se duhet të tërhiqet Berisha që të bashkohen demokratët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e këshillit të qytetit të Lutsk i hoqën trajnerit…