Berisha do të kthehet në Australi

09 prill 2019 | 19:23

Sulmuesi kosovar Besart Berisha nuk po ia del të depërtoi në futbollin e Japonisë dhe me shumë mundësi do të kthehet në Australi. Kështu ka raportuar të hënën sajti i njohur “goal.com”.

Berisha tashmë zyrtarisht është shtetas i Australisë dhe ky fakt hap rrugën për kthimin e tij në Australi. Ai tashmë llogarit lojtar shitës atje. Javën e kaluar Berisha ka marrë zyrtarisht dokumentacionet e Australisë.

33-vjeçari është nën kontratë te skuadra Sanfrecce Hiroshima, por nuk ka luajtur asnjë minutë në vitin 2019. Ai nuk është në skuadër për Ligën e Kampionëve të Azisë, kështu që mund të vendosë për kthim në kampionatin ku ka pasur suksese shumë të mëdha. Sipas “goal.com”, janë disa skuadra që mund ta ofrojnë Berishën, që ka shkruar histori në Australi. Ai ka fituar shumë tituj me Brisbane Roar e Melbourne Victory, ndërsa ka vendosur shumë rekorde që pritet të qëndrojnë gjatë në A-League.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe te…