Presidenti Thaçi i shpall heronj të gjithë luftëtarët që ranë në betejën e Kosharës

09 prill 2019 | 18:56

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Koshare dhe ka marrë pjesë në Tubimin Përkujtimor, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2019”, për nder të 20 vjetorit të Betejës së Koshares.

Thaçi ka thënë se beteja e Koshares ka hapur një kapitull të ri në atë kohë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Thaçi duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese, për kontributin patriotik dhe atdhetar të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, ka dekoruar këtë brigadë me “Urdhrin e Lirisë” dhe nga sot të gjithë dëshmorët e kësaj brigade i ka shpallur heronj të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mimoza Kusari-Lila, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion…