Mimoza Kusari: Kam hyrë në konferencë me karrocën e djalit 3 muajsh (Video)

09 prill 2019 | 18:38

Mimoza Kusari-Lila, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth karrierës si politikane, por edhe rolit të saj si nënë.

Ajo ka pranuar se ka pasur raste kur nuk ka qenë e pranishme në momente të rëndësishme për fëmijët, megjithatë është munduar që të mos i lërë asnjëherë vetëm.

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ish-minitrja e MTI-së ka ndarë në studio një histori personale, kur kishte udhëtuar për një konferencë në Itali bashkë me djalin e vogël, që në atë kohe ishte vetëm 3 muajsh.

Pas një incidenti me kujdestaren që i kishte mbajtur të birin për pak orë, ditën e konferencës Mimoza ka treguar se e kishte marrë djalin me vete.

Fatmirësisht në atë rast, ashtu sikurse dhe herët e tjera, i ishte ofruar ndihmë nga të pranishmit. Një zyrtare e punëve të jashtme të Italisë i kishte mbajtur në krahë të birin, teksa Mimoza vijonte me prezantimin.

Image may contain: 1 person, sittingImage may contain: 1 person, standing, shoes and indoorImage may contain: 1 person, shoes and indoorImage may contain: 1 person, dancing, shoes and indoorImage may contain: 2 people, people smiling, beard

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, vazhdon të dhurojë…