Zeneli në formacionin e muajit mars

09 prill 2019 | 18:37

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, vazhdon të dhurojë paraqitje të mira në kampionatin francez, duke merituar në muajin që lamë pas edhe formacionin më të mirë.

Revista dhe platforma sportive “Who Scored” e vendosi mesfushorin si më të mirin në rolin e tij në ligën franceze për muajin mars. Në një skemë virtuale 4-4-2, 24-vjeçari i skuadrës së Reimsit është zgjedhur më i miri në krahun e majtë.

Arbër Zeneli meritoi formacionin më të mirë në mesin e yjeve të tillë, si Kylian Mbappe dhe Angel Di Maria. Zeneli u transferua tek ekipi i Reimsit gjatë merkatos së janarit, e deri tani ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime në elitën e futbollit francez.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizjes Vetëvendosje i janë bashkuar një numër i anëtarëve të…