Berisha: Hap i rëndësishëm, por nuk mund të festojmë ende

09 mars 2018 | 18:38

Valon Berisha, entuziast për fitoren e arritur në Dortmund ndaj Borussias. Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, duke folur për mediet austriake, deklaroi: “Ishte një hap i rëndësishëm, por nuk mund të festojmë ende asgjë. Fituam këtë ndeshje të parë, megjithatë e dimë që edhe në atë të kthimit, Borusia do të na vërë në vështirësi falë potencialit të saj ofensivë”.

Me dy golat e tij, Salcburgu “përkëdhel” ëndrrën kualifikim, me mesfushorin që u shfaq modest, teksa sqaroi: “Jam në shërbim të ekipit dhe luaj sipas nevojave dhe udhëzimeve të trajnerit. Kemi një teknik të përgatitur dhe sot treguam që dimë edhe të luajmë futboll të bukur, duke mos u bazuar vetëm te kundërsulmet. Jemi një ekip i komplikuar për rivalët dhe këtë e kemi treguar sa herë kemi luajtur në Evropë, një kompeticion ku synojmë të shkojmë sa më larg të jetë e mundur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elisa Bakaj vendos të braktisë Kukësin për skuadrën bjelloruse të…