Berisha kërkon shkarkimin e Sveçlës dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

14 qershor 2023 | 16:28

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve nga Serbia.

Berisha ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të thërret mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Po ashtu, ai ka kërkuar që të shkarkohet Xhelal Sveçla nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.

“Në rrethanën e krijuar ministri Sveçla duhet të shkarkohet menjëherë. Duhet po ashtu, në mënyrë urgjente të kthehet presidentja në Kosovë, të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për ta marrë situatën nën kontroll”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se pas përfundimit…