Berisha lë Australinë për Japoninë

29 qershor 2018 | 13:50

Besart Berisha largohet nga Melbourne Victory dhe nga futbolli australian. Ish-sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë, pas 7 vitesh në kontinentin e kangurëve ka vendosur ta vijojë karrierën në Japoni te Sanfrece Hiroshima.

32-vjeçari, pasi fitoi gjithçka në Australi, ku fitoi 4 tituj kampion me Brisbane Roar dhe Melnourne Victory, ka vendosur të hedhë një tjetër hap në karrierë. Berisha ka shënuar në total 116 gola në kampionatin e Australisë si dhe ka fituar 2 herë Këpucën e Artë. Duke folur për këtë lëvizje të tij, Berisha tha se ka marrë vendimin e duhur.

“Kam emocione të përziera tani, pasi kam kaluar një eksperiencë shumë të mirë te Viktoria dhe në Australi. E kam pak të vështirë tani, por është vendimi i duhur për t’u larguar. Dua të falënderoj tifozët që më kanë përkrahur në momente të mira, por dhe në kohë të vështira”, ka thënë Berisha.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia ka shkëlqyer në këtë kampionat, duke fituar tri ndeshjet…