Berisha në formacionin e vitit në Australi

21 gusht 2020 | 13:15

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, ka shkëlqyer në këtë edicion në Superligën e futbollit në Australi.

Superliga e Australisë ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2019-2020, ku pjesë e tij është edhe sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha.

A-League ka mbyllur sezonin e rregullt dhe tashmë po zhvillohet faza “play-off’ për të gjetur kampionin e sezonit. Besart Berisha (34-vjeçar) ka qenë ndër më të mirët këtë sezon në A-League. Ndryshe, Berisha ka qenë i papërmbajtshëm edhe këtë sezon me golat e shënuar. Futbollisti prishtinas ka shënuar plot 19 gola në 26 ndeshje me Western Unitedin.

Ai më parë ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, ku e ka zhvilluar një ndeshje, derisa me Kombëtaren e Shqipërisë është paraqitur në 17 takime.

 

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marseille është “goditur” nga koronavirusi dhe për këtë arsye skuadra…