Berisha paralajmëron Bashën nga selia e PD-së: Mos kundërshto vendimin e referendumit
Ish-kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, pasditen e 21 dhjetorit, ka paralajmëruar lidership-in zyrtar të kësaj partie, “të mos i kundërvihet vendimeve të referendumit”, të thirrur nga vetë Berisha.
“Paralajmëroj këtu deputetin Basha të mos i kundërvihet vendimit të referendumit”, ka thënë ai.
Berisha ndodhet në selinë blu të demokratëve, bashkë me Komisionin e rithemelimit.
Nga salla e mbledhjeve, ai po mban mbledhjen me anëtarët e këtij komisioni, të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të thirrur nga vetë ai.
Ndërsa është shoqëruar nga përkrahësit e tij, Berisha ka zgjedhur të zhvillojë bisedimet e Komisionit me dyer të mbyllur, pa praninë e gazetarëve dhe operatorëve.
Kurse lidershipi zyrtar i kësaj partie, Lulzim Basha, ndodhët në një tjetër sallë, teksa po zhvillon mbledhje me përfaqësues demokrat.



