Berisha për debutimin e tij me Gjermaninë: Ka qenë ëndërr për mua

26 mars 2023 | 16:30

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Mërgim Berisha ka komentuar debutimin e tij me Gjermaninë.

Mërgim Berisha ishte shumë pranë të përfaqësonte kombëtaren e Kosovës, megjithatë në fund zgjodhi gjermanët.

Gjermania triumfoi 2:0 kundër Perusë në miqësoren e zhvilluar në “Mewa Arena” në qytetin e Mainzit në Gjermani.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova debutoi me gjermanët në minutën e 76′ kur u inkuadrua në vend të Fullkrug.

Pas ndeshjes ai u shpreh krenar dhe shumë i lumtur për besimin e trajnerit.

Gjithashtu tha se ëndrra e tij ka qenë të luaj për Gjermaninë.

“Jam shumë i lumtur për besimin që më ka dhënë trajnerin. Është e veçantë të luash për Gjermaninë. E kam shijuar, ka qenë e veçantë pasi gjithmonë ka qenë ëndërr për mua të luaj për Gjermaninë. Jam falënderues për ato minuta që pata”, u shpreh Mërgim Berisha.

Kujtojmë që drejtuesit e FFK-së fundmi njoftuan që Kombëtarja e Kosovës ka pritur katër vite një përgjigje pozitive nga Berisha për grumbullimin e tij me ‘dardanët’, por në fund ai zgjodhi Gjermaninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-krynegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë një…