Berisha: Për t’iu shmangur arrestimit nga Haga, Vuçiqi planifikon vrasjen e kryeopozitarit dhe luftë civile në Serbi

06 korrik 2023 | 14:13

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është duke planifikuar vrasjen e kryeopozitarit dhe luftë civile në Serbi.

Berisha ka thënë se Vuçiqi do t’i bëjë këto veprime për ta shmangur arrestimin nga Haga.

Ish-komandanti i Koshares ka thënë se Vuçiqi është intervistuar nga Haga për krime lufte.

“Qëllimi i Aleksandër Vuçiqit është që opozita në Serbi t’i ‘shpall’ luftë pushtetit aktual në Serbi, me qëllim që dorëzimi i Aleksandër Vuçiqit të jetë sa më i vështirë i qasshëm për Dhomat e Specializuara për Serbinë”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

 Postimi i plotë i Berishës:

Vuçiqi planifikon vrasjen e kryeopozitarit dhe luftë civile në Serbi, që t’i shmanget arrestimit nga Haga

“Njerëzit e dëshpëruar, thonë e bëjnë gjëra të dëshpëruara”. Ky është përkufizimi më adekuat i shumicës së liderëve në Ballkanin Perëndimor.

Kjo, për arsyet që do ti vë në pah, mbase për herë të parë, pasi që edhe vet të atakuarit nga situatat e krijuara, po mundohen ti mbajnë të heshtura/fshehura.

Në mes të datës 20-28 prill 2023 Aleksandër Vuçiqi është intervistuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës për Serbinë, si dëshmitarë për dhjetëra vrasje të “boshnjakëve” në Bosnje dhe shqiptarëve në Kosovë.

Sipas informacioneve dhe reagimeve të serbëve të opozitës dhe atyre që kanë qenë pjesë e makinerisë vrastare të Serbisë, Vuçiqi fajëson disa serbë në mesin e tyre dhe Vojislav Sheshel, si urdhërdhënës kryesor i vrasjeve që po hetohen e pritët të gjykohen.

Ditët në vazhdim pritet që Serbia të përballet me sanksione nga ShBA-ja dhe BE-ja!

Ndërkohë që, ftesa nga Tribunali Special për Serbinë, do jetë e hapur për Aleksandër Vuçiqin dhe Ivica Daçiqin, të cilët do të përballën me drejtësinë ndërkombëtare.

Këto masa do hynë në kuadër të sanksioneve për Serbinë.

Qëllimi i Aleksandër Vuçiqit është që opozita në Serbi t’i “shpall” luftë pushtetit aktual në Serbi, me qëllim që dorëzimi i Aleksandër Vuçiqi të jetë sa më i vështirë i qasshëm për Dhomat e Specializuara për Serbinë.

Ajo që dihet nga reagimet e të atakuarve serb, është se “Gebelsi” i Milloshevicit, ciceroni Vuçiq, ka fajësuar një mori politikanësh serb për vrasjet masive në Bosnje dhe Kosovë.

Pra Aleksandër Vuçiqin, nuk mund ta shpëtoj as vrasja e liderit të opozitës serbe, dhe as nxitja e luftës në Kosovë dhe Bosnje. Ditët e fundit po numëron në pushtet!

Pas lajmit se presidenti serb Vuçiq është intervistuar dhe do të përballet me drejtësinë, pati zhvillime shqetësuese pothuaj se në lidershipet e Ballkanit.

Mund të arsyetohet plotësisht tërheqja  nga “titaniku i titanit” që po fundoset, para drejtësisë ndërkombëtare për krimet e kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Të parët që po shpëtojnë nga titanikut “Ballkanit të hapur” që po fundoset, janë liderët që e iniciuan, e të cilët prandaj dhe po e përmbyllin misionin e tyre për t’iu kthyer “Procesit të Berlinit” të cilin provuan ta braktisni në shenjë revolte për mos marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, duke provuar të shantazhojnë me afrim kah “Unioni Euroaziatik”, ku rrol determinues kanë Kina dhe Rusia. Por, tani kur Rusia po varroset në varrin e saj – Ukrainë dhe Kina po vërehet e pafuqishme ta mbështes Rusinë, përballë hegjemonisë e fuqisë ushtarake të NATO, këta liderët e vegjël “golemian” të Ballkanit të trazuar, po kthehen në procesin e integrimeve euroatlantike.

Mirëpo si të arsyetohen kursi politik që po ndjekë kryeministri i vogël i Kosovës së re, që  po konsolidohet me vështirësi institucionalisht dhe politikisht.

Nuk mund të arsyetohet sjella e tij kryekeqe, në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe rritja rapide e antiamerikanizmit dhe disponimit kundër partnerëve ndërkombëtarë, që ka ndjellë në qytetarët e manipuluar të Kosovës; nuk mund të arsyetoj faktin që me politikat e tija të gabuara, po ia ushqen Vuçiqit strategjinë e tij për mbetje në pushtet, duke ia mundësuar fokusimin e nacional-shovinizmit serb drejte Kosovës; nuk mund të arsyetohet për ndikimin devijues në besimin e paqes – islamit tradicional, dhe nxitjen e ekstremizmit, radikalizmit, deri te gjykimi i vendit tonë për “islamizëm politik”, me politikbërjen e tij populiste, improvizime dhe retorikë mashtruese, veprimtarinë e tij kundër çdo procesi politik për shtetin e Kosovës, paragjykimin dhe kualifikimin antikushtetues dhe të pandershëm të çdo arritje në ketë vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë persona janë arrestuar në perëndim të Gjermanisë nën dyshimet…