Berisha: Po bëhet luftë speciale kundër vlerave të luftës çlirimtare

09 korrik 2020 | 11:56

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka deklaruar se po bëhet një luftë speciale kundër bartësve të vlerave të luftës çlirimtare.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova është e lirë si rezultat i luftës titanike të UÇK-së dhe gjakut të derdhur të dëshmoreve dhe martirëve.

“Por siç po shihet barkëqitja sllave po kundërmon ende në Kosovë deri edhe në publik ku po bëhet një luftë e paparë speciale kundër bartësve te vlerave çlirimtare të këtij vendi për interesa meskine të politikës ditore”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Berishës:

Kosova vërtet është e lirë si rezultat i luftës titanike të UÇK-së dhe gjakut të derdhur të atyre që sot janë dëshmor dhe martir!

Por siç po shihet barkëqitja sllave po kundërmon ende në Kosovë deri edhe në publik ku po bëhet një luftë e paparë speciale kundër bartësve te vlerave çlirimtare të këtij vendi për interesa meskine të politikës ditore.

Ata që gjatë luftës kanë qenë me “pampersa”  dhe soji i atyre që bashkëpunuan dhe qitën në pritë të forcave serbe shumë luftëtarë të lirisë, duhet të kenë të qartë se nuk jemi mposhtur as nga Serbia nuk do të mposhtemi as nga mbeturinat e tyre dhe adoleshenca politike dhe papjekuria e injoranteve të caktuar!

Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë nga gjykata politike e Hagës e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia e Rusia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mijëra qytetarë të vrarë dhe të masakruar nga aparati shtetëror i Serbisë.

Më në fund, dikush po i korrë “frutat” e luftës speciale 20-vjeqare kundër vlerave të UÇK-së dhe eksponentëve të saj!

Për dy dekada është heshtur, përballë një fushate të orkestruar kundër luftës, luftëtarëve të UÇK-së dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, heshtje e cila nuk do ta dëmtoj individin siç pretendojnë disa legena që janë llumi i shoqërisë, por do ta dëmtoj ADN e shtetit të Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Peci, këshilltar i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ka…