Këshilltari i Osmanit: Deputetët t’i thërrasin arsyes, ta aprovojnë projektligjin kundër Covid-19

09 korrik 2020 | 11:55

Faton Peci, këshilltar i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ka ftuar deputetët që të miratojnë projektligjin për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet sot, përfundimisht t’i thërrasin arsyes dhe të votojnë shmangien nga afatet procedurale, për të aprovuar projektligjin për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë. Kjo mundëson menaxhimin më efikas të pandemisë, krijon bazë ligjore dhe kushtetuese për veprim institucional dhe është përmbushje e obligimit si Kuvend, karshi kërkesës së përsëritur nga Gjykata Kushtetuese për aprovimin e një ligji të tillë”, ka shkruar Peci në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Interesi për t’u përballur me pandeminë dhe mbrojtur qytetarët, duhet të tejkalojë mëritë personale”, ka shkruar Peci.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e postuar në TikTok tregonte një grua e…