Berisha: Shpresojmë ta sigurojmë kualifikimin në ndeshjen e parë

08 tetor 2020 | 15:31

Te Istogu kanë zhvilluar fazë të suksesshme përgatitore për edicionin e ri.

Istogaset ndeshjen e parë e luajnë të shtunën në Samadrexhë ndaj Vushtrrisë në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Ndeshja e kthimit luhet në Istog pas një jave dhe kjo motivon skuadrën e Faruk Shalës. Palestra në Istog do të promovohet me ndeshjen ndaj Vushtrrisë. Por aktualisht fokusi i lojtareve të Istogut është te ndeshja e parë.

“Stërvitjet janë duke u zhvilluar mjaft mirë. Të gjitha lojtaret jemi në formën më të mirë të mundshme, kurse shpresoj që kjo do të vazhdojë. Më e rëndësishmja është të mos kemi lëndime”, thotë Adelina Berisha, lojtarja me perspektivë e Istogut.
18-vjeçarja ka konfirmuar se synimet e Istogut janë për të kaluar në raundin tjetër.

“Këtë vit jemi më të përgatitura dhe më të forta. Kundërshtarin e kemi të fortë, jemi skuadra rivale. Megjithatë ne jemi shumë të motivuara, pasi ndeshjen kthyese e luajmë në Istog. Kjo na jep më shumë forcë e siguri. Për herë të parë luajmë në Istog, është historike për ne. Por ne synojmë që në Vushtrri të kryejmë punën e kualifikimit tutje dhe të vazhdojmë me ambiciet tona në Evropë. Për të arritur qëllimin do të japim çdo gjë nga vetja, që ta bëjmë të lumtur gjithë qytetin e Istogut”, ka theksuar Adelina Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 364 raste me koronavirus…