Berisha: Veç PDK me i marrë 50% të votave e stabilizon shtetin

24 janar 2021 | 23:30

Ish-komandanti i Koshares, tani anëtar i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se partia e tyre pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të jetë në qeveri.

Ai ka thënë se shteti stabilizohet vetëm kur PDK i merr 50% të votave.

“Ka me u fuqizu do të jetë parti qeveritare. Veç PDK me i marrë 50% e stabilizon shtetin”, ka thënë ai në Kanal 10, shkruan Reporteri.

Ai ka thënë më tej se LDK nuk do të dalë as e dyta në zgjedhjet e reja.

Berisha ndërkohë ka treguar se Isa Mustafa dhe persona të tjerë, por që nuk ja u ka përmendur emrat ia kanë pamundësuar kalimin te LDK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i ARK-së, Behgjet Pacolli është mik i afërt i…