Berisha viziton Kishën ortodokse në Kavajë për Pashkë: Do dyfishojmë fondin për komunitetet fetare

20 prill 2025 | 11:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në Kishën ortodokse në Kavajë.

Ai uroi të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve.

“Një për Ju dhe një për fitoren e 11 Majit! Të gjithë besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë dhe të Kavajës, Gëzuar! Jam shumë i nderuar dhe gëzuar që jam sot këtu tek ju”, ka deklaruar Berisha.

“Unë e kam deklaruar edhe më përpara, ajo që ne do bëjmë, dy gjëra, do përpiqemi dhe do i bëjmë. Së pari do të dyfishojmë fondin që kemi për komunitetet fetare, fondin buxhetor. Ne e patëm vendosur në atë kohë në buxhet një fond për komunitetet fetare dhe këtë fond e ndanin vetë në komitetin e tyre”, ka theksuar Berisha.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar Pashkët për…