Berlusconit i jepet lamtumira në katedralen e Milanos, 10 mijë njerëz në shesh – Edi Rama i pranishëm

14 qershor 2023 | 16:18

Ish-kryeministri Italian, Silvio Berlusconi, i cili ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare është përcjellë në banesën e fundit ditën e sotme. Në orën 15:00 në Duomo të Milanos ku është mbajtur ceremonia mortore kanë marrë pjesë personalitete të shumta, mes tyre dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Të pranishëm janë liderët e lartë shtetërorë të Italisë, duke filluar nga kryeministrja Giorgia Meloni e presidenti Sergio Mattarella.

Nuk janë bërë me dije të gjithë emrat e liderëve ndërkombëtarë që kanë marrë pjesë në varrimin e Berluconit për arsye sigurie, por të pranishëm kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, ndër të tjerë.

Rreth dy mijë persona hyjnë në Katedrale për funeralin shtetëror të Silvio Berlusconit, ndërsa sheshi ka kapacitet prej rreth 10 mijë personash. Pas funeralit shtetëror në Katedrale, arkivoli duhet të kthehet në kapelën e familjes në Arcore, ku është  bërë varrimi i nënës Rosa dhe motrës së saj, Maria Antonietta dhe ku dje ishte mbajtur mesha e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të dhurimit vullnetar…