Kurti e Vitia dhurojnë gjak

14 qershor 2023 | 16:14

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të dhurimit vullnetar të Gjakut, dhjetëra nëpunës të Ministrisë së Shëndetësisë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të kontribuar përmes dhurimit të gjakut.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kanë dhuruar sot gjak në tendën e ngritur për këtë qëllim në sheshin “Nënë Tereza”, bashkë me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës, etj.

Sivjet, java e dhurimit vullnetar të Gjakut në Kosovë, po shënohet me moton: Dhuro gjak, dhuro jetë, dhuro plazmën, dhuro shpesh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kërkuar nga Serbia…