Bërnabiqi thotë se ‘mjafton një incident për t’i vënë flakën gjithçkaje’

23 maj 2024 | 11:42

Në ditën kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë rreth rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, kanë ardhur reagime të ashpra nga Serbia.

Ana Bërnabiq, ish-kryeministre e Serbisë, ka thënë se “duhet vetëm një incident për t’i vënë flakën gjithçkaje”.

“I ftoj të gjithë nga Bashkimi Evropian të pyesin veten se si do të duket Bosnja dhe Hercegovina pas votimit të rezolutës. A do të jetë një vend më paqësor, më i qëndrueshëm, ku ka mirëkuptim më të madh mes boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve, apo më i paqëndrueshëm ku duhet një incident për t’i vënë flakën gjithçkaje?”, ka thënë ajo në intervistë për mediumin serb, “TV Pink”./ap/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…