Zeka: Pse LV-ja do ta ndryshojë emrin e Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’?

23 maj 2024 | 11:38

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Izmi Zeka, ka kërkuar nga deputetët e partisë së tij ta ngritin zërin për të mos lejuar që të ndryshohet emri i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ai ka pyetur Vetëvendosjen se pse dëshiron emrin e UP-së.

“Kuvendi sot e ka në diskutim statutin e universitetit të Prishtinës. Në këtë rast është futur edhe largimi i emrit të Universitetit Hasan Prishtina. PDK-ja duhet të ngris zërin për mosprekjen e njërit prej ideatorëve dhe projektuesit të bashkimit kombëtar. Hasan Prishtina është i paprekshëm sa vet shtetësia e Kosovës”, ka shkruar Zeka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”  i ka bërë thirrje deputetëve…