BERZH-i i gatshëm ta thellojë bashkëpunimin me Kosovën

18 prill 2019 | 16:03

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur në takim presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, vazhdimin e bashkëpunimit financiar ndërmjet dy institucioneve si dhe për implementimin e projekteve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas komunikatës për medie të MF-së, ministri Hamza ka falënderuar presidentit e BERZH-it për gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën përmes investimeve në projekte të rëndësishme për vendin, me theks të veçantë sektorin privat si bartës i zhvillimit ekonomik, si dhe shprehi nevojën për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve.

Ai gjithashtu e ka njoftuar Chakrabartin edhe për procesin buxhetor, politikat fiskale me dedikim për prodhimin vendor, dhe për hapat që po merr Qeveria e Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit,  si dhe për masat të cilat janë marrë për rritjen e të hyrave buxhetore në Buxhetin e Kosovës.

Ndërsa, presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, ka  vlerësuar lartë punën dhe përkushtimin e ministrit Hamza për rritjen dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it.

Z. Chakrabarti gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e institucionit të cilin ai e drejton për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin në fushat të cilat krijojnë një perspektivë integruese të Kosovës në BE,  në fushat të cilat ndikojnë në të bërit biznes si dhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve në Kosovë dhe integrimin rajonal.​

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Boksit e Kosovës më 20 prill do ta…