BERZh-i rikonfirmon mbështetjen për reformimin e transportit urban dhe blerjen e autobusëve të rinj
10 shtator 2024
| 17:00
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur takim me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe Bordin e Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban”.
Temë kryesore e takimit ishte rrjedha e reformës së trafikut urban në kryeqytet.
Gjatë takimit BERZh-i ka rikonfirmuar përkushtimin për të mbështetur reformimin e transportit urban.
Po ashtu, BERZh-i ka rikonfirmuar se procesi i blerjes së 30 autobusëve të rinj në kryeqytet nuk është pezulluar.
Postimi i plotë i Ramës në “Facebook”: