BERZH mbështet korridorin Adriatik-Jon që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Kroacinë

20 qershor 2018 | 10:13

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) planifikon të investojë në zhvillimin e aeroportet Tivat dhe Podgoricë të Malit të Zi dhe në sektorin bujqësor të vendit, sipas nënkryetarit të BERZH, Alain Pilloux.

Por, një tjetër projekt që pritet të marrë mbështetje nga ky institucion huadhënës është edhe korridori Adriatiko-Jonian, që do të lidhë vendin tonë me Kroacinë dhe Malin e Zi.

“Ne do të mbështesim zhvillimin e aeroporteve e Tivat dhe Podgoricë, si dhe, natyrisht, zhvillimi i infrastrukturës rrugore, duke përfshirë ndërtimin e një autostrade në Serbi, si dhe korridori Adriatik-Jon që do të lidhë Kroacinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë , “-tha Pilloux në një dalje për median malazeze RTCG.

BERZH do të investojë gjithashtu në sektorin bujqësor të Malit të Zi, citoi më tej ai, duke mos dhënë specifika të mëtejshme për Shqipërinë.

“Ne do të investojmë në zhvillimin e sektorit lokal të agrobiznesit.” Veçanërisht frutat, perimet, mishi “.

Më parë këtë muaj, BERZH caktoi Zsuzsanna Hargitai si drejtuese për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Çfarë është Korridori Blu

Autostrada Adriatiko–Joniane apo Korridori Blu është autostrada e të ardhmes që zgjatet përgjatë gjithë bregut lindor të Adriatikut dhe detit Jon duke u zgjatur deri në pjesën perëndimorë të Gadishullit të Ballkanit. 

Rruga nis nga Trieste në Itali, kalon përmes Sllovenisë, hyn në Kroaci afër Rijeka dhe del Trebinjë në Bosnjë përpara se të hyjë në Mal të Zi. Gjithsesi ende nuk janë konkluduar projektet finale. 

Autostrada kalon në Podgoricë dhe më pas në Shkodër në Shqipëri për të vazhduar në Tirane-Durrës-Fier-Gjirokastër duke dalë nga Shqipëria për tu lidhur me seksionin grek rrugës E55.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe Këshilli i Ministrave…