Besa angazhon trajner francez

06 shkurt 2020 | 13:41

Skuadra e Besës është duke synuar rikthimin në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra pejane e ka angazhuar francezin Tanguy Fleury si trajner kondicional.

“FC Besa ka arritur të angazhoj në kuadër të stafit teknik, trajnerin kondicional nga Franca, Tanguy Fleury, i cili tek ne vije me një bagazh të lartë profesional. Trajneri kondicional është angazhuar menjëherë me klubin në Ulqin dhe qëllimi i tij është që futbollistët e Besës të jenë fizikisht të përgatitur për stinorin e ri pranveror”, thuhet në njoftimin e Besës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, është shndërruar në ëndrrën e…