Besa Famgas fiton finalen e parë

20 maj 2023 | 23:35

Besa Famgas ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Në atmosferë të bukur sportive, para një numri të madh shikuesish në palestrën “Karagaçi”, Besa mposhti Trepçën me rezultat 30:27.

Ndeshja e së shtunës ishte e fortë dhe e hapur deri në aksionet e fundit. Më shumë shfaqi skuadra vendase që festoi në fund.
Ndeshja e dytë e serisë finale luhet të enjten në Mitrovicë.

Në minutat e para në avantazh ishte skuadra mysafire. Pas minutës së 15-të Besa doli para dhe ka mbajtur epërsinë deri në fund. Trepça u afrua në një gol, por pa mundur të barazojë, ndonëse ka bërë përpjekje deri në fund.

Nikola Prce i realizoi 8 gola për Besën, ndërsa 6 i kishte Arbios Mushkolaj.

Te Trepça nga 6 gola i shënuan Deniz Terziqi, Sali Maxhera e Lulzim Shabani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar gazetarin…