
Lladrovci fton mysafir gazetarin zviceran të cilit i ka lëshuar leje për gazetar gjatë luftës
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar gazetarin zviceran Stefan Tabacznik, të jetë mysafir i tij, pasi ka vlerësuar luftën çlirimtare dhe lejen për të hyrë në Kosovë, në prill të vitit 1999.
Lladrovci ka theksuar “nuk e di se z. Tabacznik sa herë ka qenë në Kosovë, pas çlirimit dhe Pavarësisë, por, duke qenë nënshkrues i lejes së asokohëshme për të, ndjehem krenar me Republikën e Kosovës dhe ftoj të jetë mysafir për tu njohur me arritjet tona”.
Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:
Gazetari zviceran, Stefan Tabacznik, në një postim, ka vlerësuar luftën tonë çlirimtare dhe raportimin të cilin e ka bërë si reporter i televizionit të shtetit të tij gjatë luftës.
Ai ka vlerësuar edhe lejet për të lëvizur brenda Kosovës në rrethana lufte, me rekomandimin për pjesëtarët e UÇK-së, për ta ndihmuar në punën e tij të gazetarit.
Nuk e di se z. Tabacznik sa herë ka qenë në Kosovë, pas çlirimit dhe Pavarësisë, por, duke qenë nënshkrues i lejes së asokohëshme për të, ndjehem krenar me Republikën e Kosovës dhe ftoj të jetë mysafir për tu njohur me arritjet tona.
Leje të tilla kemi lëshuar me qindra për gazetarë, fotografë e kameramanë, të cilët kanë përcjellë nga afër luftën tonë çlirimtare dhe sigurisht kanë shumë dëshmi për luftën tonë të drejtë e të pastër.