Besa Famgas fiton turneun ‘Jeton Tërstena – Tota’

12 shtator 2019 | 16:58

Të mërkurën në Vushtrri është mbajtur turneu tradicional “Jeton Tërstena – Tota”, në të cilin morën pjesë katër skuadra të hendbollistëve.

Turneu u mbajt në palestrën në Vushtrri që mban pikërisht këtë emër të madh të sportit. Turneu u fitua nga Besa Famgas, që në finale e mposhti skuadrën e Prishtinës me rezultat 30:22. Në gjysmëfinale Prishtina fitoi ndaj Vushtrrisë nikoqire me rezultat 31:27, ndërsa Besa fitoi ndaj Prizrenit me rezultat 40:18.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Çekisë, Andrej Babish, ka thënë se qeveria e…