Besa Ismaili-Ahmeti e pi kafen e mëngjesit me vëllezërit e ish-presidentit Thaçi
02 qershor 2026
| 11:45
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili-Ahmeti, ka takuar sot vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Sot bashkë me bashkëshortin time Fetiun, kafen e mëngjesit e patëm bashkë vëllezërit e Presidentit Thaçi. Familja Thaçi, përherë shembull i vlerave, respektit dhe mikpritjes! Është gjithmonë kënaqësi të kalosh kohë me njerëz që kultivojnë unitetin familjar, respektin e ndërsjellë dhe dashurinë për njëri-tjetrin. Familja Thaçi përfaqëson këto vlera me dinjitet, duke lënë gjithmonë përshtypje shumë të mirë tek të gjithë ata që i njohin! Zoti e bekoftë familjen Thaçi!”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti.



