Besa kërkon sukses ndaj Winterthurit

07 shtator 2019 | 10:22

Klubi pejan Besa Famgas në Evropë luan nga viti 2005, ndërsa me suksese më të mëdha ka nisur nga viti 2013.

Besa është përballur me skuadra të forta evropiane gjatë viteve të kaluara, por suksesi nuk ka munguar. Një skuadër të fortë do ta ketë përballë edhe në fundjavë, atë nga Zvicra, Pfadi Winterthur. Ndeshjet në mes të Besa
Famgasit dhe Winterthurit luhen të shtunën e të dielën nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Besa pret përkrahjen e tifozëve në tentim për të bërë hap para në gara evropiane. Winterthuri është ekip cilësor, sikurse edhe kampioni i Kosovës. Në klubin pejan besojnë se me përkrahjen e tifozëve dhe me lojë me zemër
suksesi është i mundshëm.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, është shprehur i gatshëm t'i…