Besa mezi e mposhti Kastriotin

25 mars 2018 | 15:28

Besa FamGas ka shënuar fitore ndaj Kastriotit në ndeshjen e javës së 21-të të Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kampionia aktuale, Besa e ka mposhtur Kastriotin me tri gola diferencë, 24:21. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:10 në të mirë të pejanëve, por në të dytën vendasit ia dolën të afrohen në tri gola. Besa udhëheq në tabelë me 40 pikë, derisa Kastrioti është i treti me 24 pikë. Haxhimusa ishte më efikasi te Kastrioti me gjashtë gola, kurse nga katër herë shënuan Salihu e Bislimi. Te Besa u dallua Biljaka me pesë gola. Ndërsa skuadra e Prishtinës shënoi fitore shumë të lartë ndaj Vëllaznimit me rezultat 52:21. Prishtina është e dyta me 38 pikë kurse Vëllaznimi i gjashti me 17 pikë. Derbin lokal gjilanas mes Dritës e Zhegrës e fitoi Drita me rezultat 34:31. Drita është e katërta me 24 pikë kurse Zhegra e pesta me 19 pikë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…