Besa triumfon në turneun “Shkëlzen Haradinaj”

25 prill 13:27

Besa e Pejës e ka fituar edicionin e pestë të turneut tradicional në futsall “Shkëlzen Haradinaj”, i cili u mbajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Në ndeshjen finale pas një loje mjaft interesante, rivalizuese, e me plot aksione atraktive skuadra pejane iu gëzua fitores kundër Feniksit nga Drenasi, me rezultat 2-1. Besa kaloi në epërsi në minutën e dytë me golin e Agon Rexhës. Feniksi reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin me golin e Shqipron Brahimit, në minutën e 7-të. Megjithatë, pejanët arritën ta kthejnë epërsinë në minutën e 16-të, me golin e Jeton Rukovcit, që në fund doli të jetë edhe goli i fitores, pasi në vazhdim arritën të mbrohen mirë, me gjithë presionin e vazhdueshëm të Feniksit.

Portieri më i mirë u shpall Arbnor Krasniqi i Besës. Golashënuesi më i mirë ishte Agon Ramadani i Feniksit, derisa lojtari më i mirë i turneut u shpall Agon Rexhaj, kapiten i Besës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Golden State, kampione e NBA-së, ka siguruar kualifikimin…