Besarta Pllana: Do të jem zëri i të rinjve të Fushë Kosovës

15 tetor 2021 | 17:28

Kandidatja e PDK-së për asamble komunale në Fushë Kosovë, Besarta Pllana, është zotuar se do të jetë zëri i të rinjve dhe i gjithë qytetarëve të Fushë Kosovës.

Pllana, e cila është zëdhënëse e degës e PDK-së në Fushë Kosovë, ka thënë se kësaj komune i duhen biblioteka funksionale, çerdhe publike dhe  kushte më të mira në shkolla.

“Do të jem zëri i të rinjve dhe i gjithë qytetarëve të Fushë Kosovës për problemet me të cilat ata përballen. Në Fushë Kosovë rriten dhe zhvillohen shumë talent të fushave të ndryshme, të cilëve duhet dhënë hapësira. Qytetit tim i duhen biblioteka funksionale, çerdhe publike, kushte më të mira në shkolla, hapësira rekreative për fëmijët, më shumë hapësira gjelbëruese, hapësira për aktivitete kulturore-artistike, e hapësira sportive ku të rinjtë mund të kalojën kohen”, ka thënë ajo përmes një video-mesazhi në profilin e saj në “Facebook”.

Mund të jetë një imazh i 1 person, gërsheta, flokë të gjatë dhe teksti

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniq,  ka qëndruar sot në Han…