Beshiktashi kthen Asllanin tek Interi

07 maj 2026 | 15:30

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani do të kthehet te skuadra e Interit në fund të sezonit aktual.

Beshiktashi ka vendosur që mos ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së Asllanit në verë, të cilin e kishte huazuar në fillim të këtij viti nga Interi.

Asllani me fanellën e Beshiktashit ka regjistruar 15 ndeshje, ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë po aq asistime, por nuk ka bindur drejtuesit e klubit turk për ta blerë kartonin e tij për 13 milionë euro.

Mesfushori 24-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2028 me Interin, ekip që menjëherë do ta nxjerrë në shitje pasi Asllani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Christian Chivu.

Asllani në fillim të këtij sezoni është huazuar te Torino, ekip që ka vendosur ta shkëpusë kontratën e marrëveshjes me Interin në fillim të vitit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrit në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë…