Besian Mustafa suspendon sekretarin e përgjithshëm, kryeshefin dhe pesë zyrtarë tjerë

24 shkurt 2021 | 15:53

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka ndërmarrë hapa pas arrestimit të 10 zyrtarëve të kësaj ministrie, nën dyshimin për keqpërdorim me subvencione.

Mustafa ka suspenduar sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, kreyshefin e agjencisë dhe 5 zyrtarë të tjerë

“Pas konfirmimit të aktakuzës nga Prokurori i Shtetit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kam suspenduar sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, kreyshefin e Agjencisë dhe Zhvillimit Ekonomik dhe 5 zyrtarë të tjerë”, ka thënë Mustafa në një konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Mustafa ka kërkuar që kjo çështje të shkojë deri në fund.

“Çdo gjë e kemi adresuar të institucionet e drejtësisë, ftoj organet e drejtësisë këtë çështje ta çojnë deri në fund. Mbetem të gatshëm të bashkëpunojnë”, ka thënë Mustafa.

Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar se gjithsej nga aksioni i sotëm i Policës së Kosovës janë arrestuar 12 persona të dyshuar për rastin. Prej tyre janë 10 zyrtarë dhe dy qytetarë të thjeshtë.

Në anën tjetër, drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Nazmi Sahiti ka deklaruar se janë vjedhur afro 400 mijë euro. Parat janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve.

Ndërsa kryeprokurori Aleksandër Lumezi,  ka theksuar se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët vazhdim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlos Sainz përgatitet për debutimin me Ferrarin këtë sezon të…