Sainz: Te Ferrari nuk do të kem fatin e Fernando Alonso

24 shkurt 2021 | 15:49

Carlos Sainz përgatitet për debutimin me Ferrarin këtë sezon të Formula 1.

Piloti spanjoll zuri vendin e Sebastian Vettel dhe shpreson që gjatë aventurës së tij te “kokëkuqja” të lërë gjurmë. Sainz nuk dëshiron të ketë të njëjtin fat si patrioti i tij Fernando Alonso, që me Ferrarin nuk fitoi dot asnjë titull.

“Nuk dua të ketë ngjashmëri mes meje dhe Alonsos. Kur nuk garon në të njëjtën skuadër në të njëjtën kohë është e vështirë të bësh krahasime. Fernando është një pilot shumë i fortë, që u paraqit mirë te Ferrari, por nuk arriti të tojë titullin. Premtoj se nuk do të ketë më një spanjoll që të dalë pa titull nga Ferrari”, ka thënë Sainz.

“Dua që një ditë të kem mundësi të dueloj për titullin kampion me Ferrari. Sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ndihem gati për atë sfidë. Unë dua të bëj karrierën time, të pilotoj dhe të shoh se deri ku mund të shkoj. Dua të bëj sipas mënyrës time”, ka shtuar Sainz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juan Mata duket se do të largohet nga Manchester United…