Tri klube italiane e duan Matan

24 shkurt 2021 | 15:36

Juan Mata duket se do të largohet nga Manchester United në fund të këtij edicioni. Mesfushori spanjoll nuk është në planet e Ole Gunnar Solskjaer dhe po kërkon aventurë të re.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, Mata mund të largohet nga United, por nuk do të ulë nivelin e lartë të klubeve. Mediumi anglez bën të ditur se Juventusi, Roma dhe Interi janë futur në garë për t’i marrë shërbimet e tij.

Lojtari 32-vjeçar është i gatshëm që të testojë vetën në Serie A dhe do të ketë mundësi që të fitojë edhe trofe.  Antonio Conte thuhet se e pëlqen lojën e spanjollit qysh nga koha kur ishte në Ligën Premier si trajner i Chelseat. Një simpati për të ka edhe Andrea Pirlo që po ashtu e preferon transferimin e tij në “Allianz Stadium”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë të Kosovës…