Besnik Tahiri kërkon që të bëhet një analizë e qartë për efektet e balotazhit

16 shkurt 2018 | 15:17

Drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka rekomanduar që të bëhet një analizë e qartë për efektet e balotazhit për zgjedhjet për kryetar të komunave.

Në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës për nevojën e reformave në sistemin elektoral të zgjedhjeve lokale, ai ka deklaruar se balotazhi në fakt nuk po siguron legjitimitet më të madh për kryetarët, por më tepër mundësi për koalicione.

Sipas tij, balotazhi shpesh po fragmenton dhe po e bën jofunksional sistemin zgjedhor.

Në këtë debat Tahiri i ka propozuar këto rekomandime për reformën elektorale:

-Të rregullohet me kornizë ligjore nëse kandidatët që mbajnë pozita politike në nivelin qendror mund të hyjnë në garë për nivelin lokal apo jo (po ashtu të definohet se cili është ndikimi politik i mjekëve dhe arsimtarëve nëse mbajnë dy pozita);

-Të pastrohen listat e votimit në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë të përqindjes së votimit, e për rrjedhojë legjitimitetit të kryetarëve nga rundi i parë;

-Të ketë një analizë të qartë për efektet e balotazhit, legjitimitetin;

-Përjashtimi nga konkurrimi në zgjedhje i personave që janë në aktakuza;

-Zgjedhja në paket e kryetarit dhe nënkryetarit;

-Duhet prodhuar një zgjidhje e qëndrueshme për votimin jashtë vendit duke parë mundësinë e votimit në Ambasadat e Kosovës apo zgjedhje alternative që siguron votim të drejtë

-Sistem i përafërt me Sistemin Preferencial – përmes së cilit votuesit duhet të zgjedhin kandidatët e preferuar me radhë, duke u lejuar atyre të votojnë ndryshe në rundin e dytë në rast të ndryshimit të mendimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat turke kanë thënë se një gjykatë në Stamboll, ka…