
Besnik Tahiri: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat
Pas mbledhjes së sotme të kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se të drejtat e punëtorëve në sektorin privat janë preokupim të cilin AAK-ja do ta adresojë në Kuvendin e Kosovës.
“Kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat. Lëre që e ka dëmtuar ekonominë dhe ndërmarrësinë, mirëpo punëtorët në sektorin privat po ballafaqohen me probleme serioze, që ndërlidhën me orë ta gjata të punës, mungesë të kontratave, mungesë të sigurimit, me pagën e ulët minimale, e po ashtu me moskujdesin e kësaj qeverie”, ka theksuar Tahiri.
Sipas tij, kjo qeveri ka ardhur në pushtet duke premtuar të drejtat dhe avancimin e pozitës së punëtorëve në sektorin privat.
“Kjo nuk ka ndodhur dhe do të trajtohet në një seancë parlamentare të radhës”, ka theksuar Tahiri.