Vritet komandanti i brigadës elitare ruse gjatë luftimeve në Ukrainë

18 shtator 2023 | 20:48

Koloneli Andrey Kondrashkin, komandanti i brigadës elitare të sulmeve ajrore të Rusisë, thuhet se është vrarë në Ukrainë.

Lajmin e ka bërë të ditur Aleksander Khodakovski, komandant i batalionit rus “Vostok”, i cili po lufton në frontin në Donetsk dhe trupat e të cilit u dëbuan nga fshati Urozhayne muajin e kaluar, raporton Newsweek.

Kondrashkin, komandant i Brigadës elitare të 31-të Ajrore, luajti një rol kyç në rrethimin rus të Mariupolit vitin e kaluar. Khodakovsky sugjeroi se Kondrashkin u vra në sulmin ukrainas, transmeton Telegrafi.

“Përderisa luftonim krah për krah, me Andrey u miqësuam dhe sot jemi thellësisht të prekur nga lajmi për vdekjen e tij. I shprehim ngushëllimet familjes dhe miqve të tij, bashkëluftëtarëve të tij”, ka shkruar Khodakovski në Telegram.

Kremlini nuk e komentoi lajmin për vdekjen e Kondrashkin. Gazetari ukrainas Yuri Butusov tha se Brigada e 31-të Ajrore mori pjesë në “të gjitha betejat kryesore të luftës”, dhe shtoi se anëtarët e saj tani janë të vendosur pranë qytetit Bakhmut në rajonin Donetsk të Ukrainës, ku po zhvillohen luftime intensive.

Ai pretendon se Kondrashkin ishte ngarkuar me zmbrapsjen e sulmeve ukrainase në jug të fshatit Andriivka të Donetskut, për të parandaluar kapjen e mbetjeve të Brigadës së 72-të të Motorizuar.

“Sidoqoftë, Kondrashkin nuk arriti ta kryente detyrën. Nuk dihen ende rrethanat e sakta në të cilat u vra Kondrashkin gjatë këtyre betejave. Por likuidimi i komandantit të një prej formacioneve të ruse është një arritje serioze”, beson gazetari ukrainas.

“Në betejat për Andriivka, siç dihet tani, u shkatërruan një numër i madh i personelit të shtabit komandues të forcave të armatosura ruse,” shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi,…